Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në seancën e sotme plenare ka kërkuar reagim nga mazhoranca për dhunën ndaj deputetit Bledion Nallbati.
Shehu tha se nuk jepet asnjë shpjegim për dhunën ndaj deputetit. Më tej, demokrati tha se ky trajtim ndaj opzitës shpreh një urrejtje të thellë.
Për Shehun fajin për këtë e kanë patronazhistët që janë futur në polici dhe komandat që u jepen.
“Si është e mundur që nuk thuhet një fjalë për deputetin e dhunuar në protestë. Si nuk jepet një shpjegim? Dhe qytetari i thjeshtë nuk mund të goditet në atë mënyrë, iu hodh spraj në fytyrë në mënyrën më mizore.
Çfarë shpreh kjo? Urrejtje të thellë shpreh, falanga. Është faji i patronazhistëve që janë futur në polici, është faji i komandave që marrin. Duhet mbajtur qëndrim në këtë Parlament. Kur deputeti goditet në atë mënyrë, imagjinoni çfarë bëhet me qytetarin e thjeshtë. Ky është problemi, këtë duhet të shohim”, tha Shehu./kb
