Last Updated on 12/02/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë.
Në fjalën e mbajtur, Rama tha se projekti do të financohet drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, ku deklaroi se është financimi më i madh i bërë ndonjëherë për infrastrukturën administrative. Rama tha se ky projekt nga pikëpamja administrative ky investim është i jashtëzakonshmë dhe qëllimi është që gjyqtarët që do të punojnë aty të ndihen njerëzit më të respektuar në republikë.
Kryeministri u shpreh se ky është një projekt pa kthim dhe do t’i shkohet në fund pavarësisht surprize nga gjyqtarët.
Në mbyllje të fjalës së tij Rama nuk kurseu as batutat me gjyqtarët, ku u tha se në përfundim të kësaj detyre, të gjithë do të shkojnë në paraburgim për shpërdorim detyre.
Fjala e Ramës
Duhet ta financojmë drejtpërdrejt nga buxheti. Është financimi më i madh i bërë ndonjëherë për infrastrukturën adminsitrative. Janë krijuar mundësitë dhe përmbushur dhe një sërë arsyesh për ta bërë këtë. Jemi në një proces ku pas një reforme rrënjësore duhet të vazhdojmë secila palë të bëjë detyrat e veta. Detyra jonë është që të vazhdojmë të mbështesim sistemin dhe të bëjmë gjithçka që sistemi të funksionojë me standardet më të larta. Gjë që nuk mund ta themi sot duke pasur parasysah kushtet me të cilat punojnë gjyqtarët dhe prokurorët dhe se sa mbrapa është sistemi në aspektin e teknologjisë.
Ishte ndërtuar një sistem kioskash që nuk ndërvepronin me njëri-tjetrin. Duke qendërzuar të gjitha të dhënat e nevojshme për të arritur që sistemi të ndërveprogjë, kemi arritur një stad tjetër.
Kemi pasur një vonesë katastrofike me administrimin e çështjevce gjyqësore sepsse nuk merremshim dot vesh si do të bëhej qasja ndaj gjyqësoirit. Nuk mundet dot që në emër të pavarësisë të sitemint të drejtësië të ndërtohet bnjë sistem i pavarur teknologjik. Sepse nuk mund të ndërveprojë me sisteme të tjera teknologjike.
Rolin kryesor e ka qeveria e gjyqësorit. Ndërveprimi me sistemin tërësor të Republikës është i domosdoshëm.
Sot kemi krijuar disa mundësi që nuk i kishim, por nga pikëpamjsa e volumit të inestimit është një investim i jashtëzakonshmë. Po të marrim parasysh që nga shpronësimet deri te mobilimi. Gjykatësi që do të hyjë atje të ndihet njeriu më i nderuar në republikë. Ky është qëllimi. Për këtë qëllim duhet të bëjmë këtë sfocro sepse kjo është një përpjekje që nuk ktheht pas pavarësisht surprizaveë që na bëni herë pas here, por janë pjesë e jetës. Ky është rasti ideal që ne të gjithë bashkë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre./kb
