Last Updated on 05/04/2026 by Fernada
Etmond Llabani, i cili u komandua si drejtues i IEVP Durrës pas arratisjes së ish-drejtorit Altin Ndoci, humbi jetën sot në Romë, ku qëndronte prej kohësh në një prej spitaleve të specializuara.
Më 19 janar vetëm katër ditë pas komandimit, Etmond pësoi një hemorragji cerebrale dhe që atëherë u trajtua fillimisht në Shqipëri dhe prej kohësh në një prej spitaleve në Itali. Pas dy muaj e gjysmë përpjekjesh për rikuperim, ai nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes. Humbja e tij në moshën e re 45-vjeçare lë një boshllëk të madh mes kolegëve, miqve dhe fëmijëve të tij, që humbën një baba të dashur.
Etmondi ishte i njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij. Gjatë gjithë karrierës, ai punoi me pasion për të përmirësuar institucionin dhe për të mbështetur të gjithë ata që ishin nën përgjegjësinë e tij.
