Last Updated on 12/06/2026 by Anisa
Protesta e qytetarëve, e cila ka hyrë tashmë në ditën e saj të 12-të në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vijon të jetë në qendër të debateve publike. Për analistin Arjan Curri, kjo lëvizje qytetare po shfaq shenja të një spektakli mediatik, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e saj nëse nuk arrin të kristalizojë një kërkesë thelbësore.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Curri e ka përshkruar atmosferën në bulevard si një lloj “reality show”, ku fokusi duket se ka devijuar nga qëllimet fillestare drejt kërkimit të vëmendjes dhe protagonizmit.
Një shqetësim i veçantë që Curri ngriti ishte përfshirja e fëmijëve në këtë dinamikë, duke e cilësuar atë si një fenomen shqetësues. Sipas tij, shfrytëzimi i fëmijëve për protagonizëm politik është një formë traumatizimi për ta.
“Ke një tabelë mbrapa “nuk ke larë hesapet”. Larja e hesapeve ka një kuptim likuidimi, pra hesapet nuk janë mbyllur me studentët. Ti shikon një gjë që nuk shkon. Dy kolege të mia më thanë: Pyetja më e shpeshtë, çfarë ka marrë çhat është: shih pankartat e protestës dhe më bëj një të re të bëhem viral. Më duket si një reality show në bulevard, një show. Thirrjet për dhunë. Përdoren edhe fëmijët shumë për protagonizëm.Ti të nxjerrësh fëmijën aty që 5 vjeç të thotë “Rama në burg, Berisha në burg” e traumatizon. Ishte një nënë sot që tregonte një fëmijë 1 vjeç dhe thoshte gjëja më e bukur e protestës është fëmija im. Njëri thoshte faleminderit që më bëre viral. I bie që protesta të zgjasë disa javë dhe të mbyllet. Nëse nuk i nxjerrin një thelb protestës do të mbyllet”, u shpreh Curri./a.d
