Last Updated on 20/04/2026 by EL
Fermerët e fushës së Maliqit kryesisht në fshatrat Pirg dhe Zvirinë po përballen me një situatë gjithnjë e më të vështirë në tregtimin e prodhimeve të tyre bujqësore.
Qepa e prodhuar ka mbetur stok, ndërsa në mungesë të tregut, sasitë e grumbulluara po kalben dhe po hidhen.
Sipas tyre, çmimi aktual i ofruar nga tregtarët deri në 20 lekë për kilogram, është shumë i ulët dhe nuk mbulon as kostot e prodhimit. Nga ana tjetër, fermerët theksojnë se kërkesa në treg është e dobët, kryesisht për shkak të rritjes së importit.
Të zhgënjyer nga kjo gjendje, një pjesë e fermerëve kanë zgjedhur të protestojnë në mënyrë simbolike, duke hedhur prodhimin e tyre nëpër parcela dhe kanale si shenjë revolte ndaj vështirësive që hasin në sektorin bujqësor.
Fermerët kërkojnë ndërhyrje nga shteti për t’i mbështetur me prodhimin vendas dhe për të krijuar kushte të favorshme për shitjen e produkteve bujqësore në tregun vendas./et
