Last Updated on 10/09/2025 by adminfjala
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një automjet ka përplasur një çift të moshuarish teksa po kalonin në vijat e bardha.
Ngjarja u regjistrua vetëm pak minuta më parë dhe sipas dëshmitarëve, të moshuarit po kalonin në këmbë kur u goditën nga makina. Menjëherë pas aksidentit, ata u transportuan me ambulancë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë.
Ky është aksidenti i dytë brenda pak ditësh në Fier që ndodh në vijat e bardha. m.p.
