Last Updated on 14/10/2026 by EL
Pas zhurmës së madhe që u krijua nga artikulli nga e përditshmja britanike ‘The Times’ me akuzat e reja ndaj presidentit Gianni Infantino, FIFA u kundërpërgjigj përmes zëdhënësit të saj duke përgënjeshtruar gjithçka në mënyrë kategorike.
Pas këtij saktësimi, FIFA shkon edhe më tej në reagimin e saj.
‘FIFA mohon me forcë, çdo akuzë sipas së cilave ka evituar të shpërndarë informacione financiare dhe ka shkelur statutin e FIFA-vijon më tej reagimi i qeverisë së futbollit botëror-bilancet e FIFA iu janë nënshtruar kontrolleve kontabël të pavarura dhe të gjitha deklarimet janë konform normave fiskale në fuqi në Zvicër, SHBA dhe vende të tjera. FIFA është plotësisht e përqendruar te mbledhja e Këshillit të së enjtes dhe pret me interes diskutimet me anëtarët e saj për të promovuar më shumë rritjen e futbollit pas Botërorit më të suksesshëm në histori’./et
