Last Updated on 19/07/2026 by Monika
Pak minuta para finales së Kupës së Botës 2026 janë publikuar formacionet zyrtare të Spanjës dhe Argjentinës për sfidën që do të zhvillohet në stadiumin “MetLife” në New Jersey.
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka zgjedhur Unai Simón në portë, me Porro, Cubarsí, Laporte dhe Cucurella në mbrojtje. Mesfusha do të përbëhet nga Rodri, Dani Olmo dhe Fabián Ruiz, ndërsa në sulm do të jenë Lamine Yamal, Oyarzabal dhe Baena.
Nga ana tjetër, Lionel Scaloni i beson Emiliano “Dibu” Martínez në portë. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Montiel, Romero, Lisandro Martínez dhe Tagliafico. Në mesfushë do të aktivizohen Paredes, Mac Allister dhe Enzo Fernández, ndërsa treshja sulmuese përbëhet nga Giuliano Simeone, Lionel Messi dhe Julián Álvarez.
Gjithçka është gati për aktin final të Botërorit, ku dy përfaqësuese me histori dhe traditë do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror./mxh
