Last Updated on 03/02/2026 by Monika
Ukraina ka rënë dakord me partnerët e saj perëndimorë se çdo shkelje e vazhdueshme e një marrëveshjeje të ardhshme armëpushimi nga Rusia do të shkaktojë një përgjigje të koordinuar ushtarake nga Evropa dhe SHBA, raporton Financial Times, duke cituar burime të njohura me diskutimet.

Sipas propozimit, çdo shkelje e armëpushimit nga Rusia do të shkaktonte një përgjigje brenda 24 orëve, fillimisht me një paralajmërim diplomatik dhe, nëse është e nevojshme, me veprime nga ushtria ukrainase për të ndaluar shkeljen.
Gazeta shton se në rast të një sulmi më të gjerë, një përgjigje e koordinuar nga Perëndimi, e cila do të përfshijë edhe ushtrinë amerikane, do të aktivizohet 72 orë pas shkeljes fillestare.
Të dërguarit nga Kievi, Moska dhe Uashingtoni do të takohen në Abu Dhabi më 4 dhe 5 shkurt për bisedime që synojnë përfundimin e luftës./mxh
