Last Updated on 16/02/2025 by adminfjala
Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo, ka shpërndarë fotot nga takimi që ka zhvilluar Partia Demokratike me shqiptarët që jetojnë në Bari të Italisë.
Garo shprehet se në këtë takim ka qenë e shoqëruar nga Jozefina Topalli, si dhe kreu i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja. Ajo shton se ndryshimi në Shqipëri është i domosdoshëm, duke shtuar se ky ndryshim duhet e do bëhet realitet.
“Me @topallijozefina @fisnik.qosja @shkelqimhoxha_official në një takim të mrekullueshëm me diasporën shqiptare në Bari! Dashuria dhe përkushtimi i diasporës për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme. Të gjithë duan një atdhe që ofron mundësi dhe një të ardhme për t’u krenuar!
Ndryshimi është i domosdoshëm dhe bashkë do ta bëjmë realitet! 💙 Fitore!”, shkruan zëdhënësja e PD, Floriana Garo./E.T