Forcat e Armatosura franceze njoftuan se kanë sekuestruar mbi 2 ton kokainë në Karaibe, duke publikuar edhe pamje nga operacioni.
Droga, me një peshë totale prej 2,360 kilogramësh (5,203 paund), u gjet më 1 dhjetor mbi një anije peshkimi pa flamur që lundronte në Antile, ku Franca ka territore të saj jashtë vendit.
Forcat e Armatosura thanë se 67 paketat e kokainës të sekuestruara në këtë operacion ngritën totalin e drogës së konfiskuar në rajon për vitin 2025 në 31 ton./mxh
