Last Updated on 10/04/2026 by EL
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi ku një foshnje 10-muajshe është djegur me cigare dhe është kafshuar me forcë nga partneri i mamasë.
Mediat vendase raportojnë se mamaja 18-vjeçare dhe partneri i saj janë lënë në paraburgim që paraditen e ditës së djeshme pasi akuzohen për abuzime me foshnjën.
Konkretisht mësohet se partneri i 18-vjeçares dyshohet se e ka kafshuar fëmijën dhe i ka shkaktuar djegie me një cigare.
Nga ana tjetër mamaja e foshnjës akuzohet për mosndërhyrje në veprimet e dhunshme ndaj foshnjës, që mund t’i merrnin jetën asaj.
Në dëshminë e dhënë para hetuesve 18-vjeçari ka rrëfyer se e kishte djegur vajzën e vogël me cigare dhe se sa herë që ajo qante, në gjendje të alkoolizuar, ai e kafshonte me forcë.
Sakaq, bëhet me dije se ka filluar procedim penal kundër nënës 18-vjeçare dhe partnerit të saj të cilët akuzohen për dëmtim të rëndë trupor të qëllimshëm kundër një personi të cenueshëm./et
