Last Updated on 25/02/2026 by EL
Një mjek në Spitalin Rajonal të Durrësit është vënë nën hetim pas një kallëzimi të bërë nga një grua e cila pretendon se foshnja e saj ka humbur jetën pak orë pas lindjes për shkak të neglizhencës mjekësore.
Sipas kallëzimit të shtetases A. B., më datë 19 shkurt 2026 ajo ka lindur foshnjën në maternitetin e spitalit, por pak orë më vonë fëmija ka humbur jetën.
Gruaja pretendon se kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së mjekut. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar përgjegjësinë e mjekut në këtë rast. /ET
