Si pasojë e reshjeve të shiut, Durrësi është nën pushtetin e përmbytjeve.
Situata duket të jetë alarmante pasi shumë banesa, biznese dhe institucione të tjera janë përmbytur.
Edhe burgu i Durrësit është përmbytur. Të burgosurit e katit të parë janë zhvendosur në katin e dytë të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.
Pamja e sotme është kjo foto, e cila tregon se gardianët e këtij institucioni kalojë me gomone në burgun e Durrësit.

Ndonëse reshjet tashmë janë me intensitet pak më të ulët, situata vazhdon të jetë e vështirë në Durrës./Kb
