Last Updated on 10/02/2026 by EL
Protesta e opozitës pritet të filloj pas pak minutash, ndërsa në rrugët e kryeqytetit kane dalë protestues të shumtë, të cilët mbajnë në duar pankarta me shkrime të ndryshme. Disa prej tyre janë paraqitur me uniforma simbolike dhe pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta kundër kryeministrit Edi Rama.
“Faleminderit zoti Rama që i riktheve studentët në fantazma” shkruhet në një nga pankartat.
Protesta e sotme është cilësuar nga demokratët si një revoltë ndaj qëndrimeve të Edi Ramës lidhur me skandalet e fundit në kabinetin e tij. Gjithashtu mbi 1300 efektivë policie janë në gatishmëri për të mbarëvajtur protestën e opozitës para kryeministrisë./et

