Franca do të fillojë të rimbursojë ilaçet për humbje peshe, të tilla si Wegovy dhe Mounjaro, duke filluar nga 15 qershori, njoftoi të enjten Ministrja Franceze e Shëndetësisë Stéphanie Rist.
Me këtë akt, Franca bëhet vendi i parë në Europë që mbulon kostot e këtyre llojeve të ilaçeve.
Zyrtarisht, rimbursimi do të vendoset në 65%, por praktikisht të gjithë pacientët do të mbulohen plotësisht sepse kanë sëmundje bashkëshoqëruese, të tilla si hipertensioni ose diabeti, specifikoi ministrja, duke shtuar se për shumicën dërrmuese do të rimbursohet në 100%.
Çmimet e larta kanë qenë një problem i hershëm për aksesin në të gjithë botën, përfshirë Francën, ku pacientët paguajnë rreth 300 euro në muaj për injeksionet.
Terapia ka qenë e disponueshme në Francë me recetë që nga viti 2024, por nuk është miratuar për rimbursim nga sistemi kombëtar i sigurimeve shëndetësore deri më tani.
Në qershor të vitit 2025, Franca lejoi të gjithë mjekët, jo vetëm specialistët si endokrinologët, të përshkruajnë ilaçe të tilla nëpër receta./mxh
