Last Updated on 14/10/2026 by Anisa
Gjashtë persona të lënduar gjatë protestës së një dite më parë në Tiranë vijojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për tre kalimtarë dhe tre protestues, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Mes të lënduarve është edhe një 19-vjeçar, i cili pësoi frakturë të rëndë në këmbë. I riu, që sipas raportimeve u lëndua gjatë protestës, po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale nga një ekip mjekësh të specializuar.
Ndërkohë, në Spitalin e Traumës po merr trajtim edhe një 84-vjeçar nga Kukësi, i cili ka pësuar frakturë të femurit. Për të moshuarin, ndërhyrja kirurgjikale është planifikuar të kryhet ditën e premte.
Protesta e një dite më parë në kryeqytet u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa disa persona mbetën të lënduar./ad
