Last Updated on 24/03/2026 by Anisa
5 kandidatë kanë aplikuar pranë Kuvendit të Shqipërisë në përfundim të afatit për paraqitjen e kandidaturave për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka siguruar listën me kandidatët, ku mes emrave bien në sy ish-kryetari i KLP, Alfred Balla apo Genta Tafa, ish-kryetare e Komisionit të Vetingut.
1. Alfred Balla
2. Brunilda Menalla
3. Rozeta Ivanova
4.Genta Tafaj
5.Ermonela Xhafaj
Pritet që gjatë ditës së sotme të shtohen edhe emra të tjerë që e kanë dërguar aplikimin e tyre përmes postës.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi zgjidhet me 71 vota për një mandat 5 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.
Për herë të dytë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik rivendosi çeljen e garës, pasi asnjëri prej kandidatëve të mëhershëm nuk mori mbështetjen e 28 deputetëve me firma.
Gara u hap në datën 3 mars 2026 dhe afati për paraqitjen e kandidaturave ishte 20 ditë.
Pas kësaj faze, kandidatëve i duhet që të marrin 28 firmat e nevojshme nga deputetët për të vijuar në fazën tjetër.
