Last Updated on 10/10/2026 by EL
Gazetarja shqiptare në SHBA, Keida Kostreci, foli në emisionin “Review” me Greta Topjanën për reagimin e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me investimin e tij të planifikuar në Zvërnec të Vlorës.
Kushner ka publikuar më 8 tetor një përgjigje ndaj revistës amerikane The New Yorker.
“Zoti Kushner thotë se për investimin e tij në Shqipëri, çdo gjë është e ligjshme, çdo gjë që është blerë është e ligjshme, se nuk ka pasur favore nga qeveria dhe se, kur ai e ka hedhur idenë në vitin 2021, zoti Donald Trump nuk ishte president”, tha Kostreci.
Gazetarja vuri në dukje se, pas reagimit të Kushnerit, revista The New Yorker nuk kishte reaguar ende./et
