Një prej emrave më të njohur të modelingut, Gigi Hadid, është bërë sërish objekt diskutimesh në rrjet, pas paraqitjes së saj në Javën e Modës në Paris.
Modelja 31-vjeçare pati një rol të veçantë në shfaqjen e “Miu Miu”, ku ishte ajo që mbylli sfilatën e koleksionit Pranverë/Verë 2027. Hadid u shfaq në pasarelë me një kombinim sportiv, të ndërthurur me detaje më elegante dhe glamoroze.
Pas publikimit të videos së momentit në platformat sociale, vëmendja e përdoruesve u përqendrua më shumë te mënyra e saj e ecjes sesa te veshja. Një pjesë e komentuesve e konsideruan paraqitjen e saj më pak energjike nga sa ishin mësuar ta shihnin, ndërsa disa të tjerë shkuan edhe më tej, duke vënë në dyshim nëse ajo e meriton ende statusin e një prej supermodeleve më të kërkuara.
Në disa prej komenteve, përdoruesit pretenduan se Hadid nuk kishte më të njëjtin “shkëlqim” në pasarelë dhe se duhej të rikthehej te mënyra e saj e dikurshme e ecjes. Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për reagime të publikut në rrjetet sociale dhe jo për ndonjë vlerësim zyrtar nga industria e modës.
Debati rreth ecjes së saj nuk është i ri. Edhe në shtator, pas pjesëmarrjes në sfilatën e Tommy Hilfiger gjatë Javës së Modës në New York, disa ndjekës e përshkruan ecjen e saj si “lazy”, duke hapur një tjetër diskutim online.
Pavarësisht zërave kritikë, karriera e Hadid vazhdon të jetë e lidhur me shtëpitë më prestigjioze të modës. Fakti që “Miu Miu” e zgjodhi pikërisht atë për të mbyllur shfaqjen në Paris tregon se modelja vijon të ketë një pozicion të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të modës./mxh
