Gjashtë persona janë arrestuar në Indonezi për përfshirjen e tyre në trafikimin e dragonjve Komodo, një specie e rrezikuar endemike në ishujt e arkipelagut në Tajlandë.
Dy të dyshuar u arrestuan në Surabaya, në bregun lindor të ishullit Java, ndërsa zbarkonin nga një anije që mbante tre dragonj të gjallë Komodo. Katër të tjerë u arrestuan pas arrestimit të dy të dyshuarve.
Dragoi Komodo është i listuar si një specie e rrezikuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Nga ky lloj kanë mbetur vetëm rreth 3,400 të tillë në të gjithë botën./mxh
