Last Updated on 01/09/2025 by adminfjala
I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë.
Ka qenë bashkëshortja e tij, e cila për herë të fundit ka kontaktuar me 30-vjeçarin më 11 maj, e më pas ai u zhduk duke shkëputur çdo lidhje me familjarët në shtetin spanjoll.
Ajo çka e bëri më alarmante zhdukjen e tij, ishte telegrami që mbërriti në derën e familjes Danaj, ku thuhej të mos e kërkonin më Miklovanin pasi e kanë vrarë.
Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për vrasjen e Milkovan Danajt, ndërsa pista ku janë përqëndruar është ajo e hesapeve të palara me personazhe nga bota e krimit, kryesisht e trafikut të drogës.
Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar apo të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit shkodran. m.p.
