Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se një armëpushim në Ukrainë nuk është ende në axhendë, pasi Rusia nuk ka interes ta pranojë atë. Ai theksoi se do të jetë e nevojshme të rritet presioni mbi Moskën, që të kuptojë se nuk ka asnjë arsye për të vazhduar këtë konflikt.
Merz u shpreh se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë solidaritet të plotë për të arritur këtë qëllim, duke shtuar se të gjithë pajtohen që synimi kryesor është të përfundojë sa më shpejt lufta në Ukrainë.
Ai theksoi se nuk ka asnjë vend anëtar të BE-së apo jashtë saj që të mendojë për ndërhyrje ushtarake direkte në Ukrainë, duke u përqendruar tek garancitë e sigurisë pas një armëpushimi.
Sipas kancelarit gjerman, detyra e parë në rast të një armëpushimi do të jetë sigurimi i tij nga ushtria e fuqishme ukrainase. Ai shtoi se diskutimet për garancitë e sigurisë brenda dhe jashtë Ukrainës po vazhdojnë intensivisht dhe se Shtetet e Bashkuara janë gati të marrin pjesë në këto garanci në mënyrë të detyrueshme./mxh
