Gjykata e Posaçme, ka dhënë sot dënimin për Bruno Çobon, i cili u ekstradua nga Dubai për krime me call centerat në vlerën e miliona eurove, dënim është dhënë dhe për grupin e tij.
Ku në total për 16 të pandehurit mbledhur bashkë janë dhënë 170 vite burg. Ata përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Të pandehurit janë: Bruno Çobo, Elisa Çaçi (Caci), Gilbert Palushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna”.
Çobo është dënuar fillimisht me 12 vite burg, masë e cila është ulur me 1/3-ën, duke e dënuar përfundimisht me 8 vite burg. m.p.
