Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin për sekuestrimin e pasurive të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke e kthyer çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vendimi u mor këtë të enjte nga gjyqtari Gent Shala, i cili rrëzoi vendimin e mëparshëm të dhënë nga gjyqtari Dhimitër Lara për sekuestrimin e tre pasurive në emër të Ahmetajt.
Si pasojë e këtij vendimi, dosja do të shqyrtohet sërish nga Apeli i GJKKO-së, por me një trupë tjetër gjykuese, e cila do të rivlerësojë ligjshmërinë e masës së sekuestrimit.
Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk i jep fund çështjes, por rikthen procesin në fazën e rigjykimit, ku do të merret një vendim i ri për pasuritë e sekuestruara të ish-zyrtarit të lartë./mxh
