Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 40-vjeçarin e arrestuar për atentatin ndaj çiftit Mujeci në Balldren të Lezhës.
Dyshohet se shtetasi B.K., ka ndihmuar autorët duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur pas kryerjes së atentatit.
Ndërkohë ai ka deklaruar në gjykatë se nuk ka lidhje me vrasjen dhe se ai jeton e punon në Mal të Zi.
Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, përkatësisht 39 dhe 32 vjeç, u qëlluan për vdekje me armë zjarri më 26 prill. Çifti po udhëtonte me një automjet tip “Audi Q7”, kur ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash.
Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende vijojnë në arrati/kb
