Gjykata Supreme e SHBA-së ka rrëzuar urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump, i cili synonte t’i hiqte shtetësinë automatike fëmijëve të lindur në territorin amerikan nga prindër që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme ose me qëndrim të përkohshëm.
Me shumicë votash, gjyqtarët vendosën se urdhri bie ndesh me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, i cili garanton se çdo person i lindur në territorin amerikan fiton shtetësinë amerikane që në lindje.
Vendimi do të thotë se rregullat aktuale mbeten në fuqi dhe fëmijët e lindur në SHBA do të vazhdojnë të marrin automatikisht shtetësinë amerikane, pavarësisht statusit të emigracionit të prindërve të tyre.
Trump, i cili e kishte nënshkruar urdhrin në fillim të mandatit të tij të dytë në vitin 2025, reagoi duke thënë se administrata e tij do të përpiqet ta ndryshojë këtë çështje përmes Kongresit./ad
