Last Updated on 01/07/2026 by EL
Deputetja dhe zv.Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho paralajmëroi se shumë shpejt dosja e Ilir Metës do të dërgohet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku sipas saj do të vijojë beteja për të drejtën.
Duke folur në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata në A2CNN, Xhixho shprehu besimin se dosja do të çmontohet, pasi sipas saj nuk bazohet në fakte dhe prova.
Xhixho theksoi edhe një herë se kemi të bëjmë me një gjyq politik dhe një përndjekje politike ndaj Metës dhe goditje ndaj PL-së.
“Gjithë dosja që do çmontohet dhe transparenca ndaj publikut sepse ka qenë kryetar shteti. Patjetër që pritshmëritë i kemi nga Strasburgu. Është i njëjti standard, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, vetëm me insinuata. S’ka asnjë fakt, as një shkresë. Më thoni një shkresë të firmosur nga Presidenti Meta, kryetari i Kuvendit, ministër, që ka shkelur ligjet e këtij vendi, që ka abuzuar me fondet publike. Është një gjyq politik, një përndjekje politike, goditje ndaj PL-së. Z.Meta është më i motivuar se kurrë për vazhduar procesin gjyqësor dhe për t’i dalë të vërtetës deri në fund. Strasburgu është një moment shumë i rëndësishëm për të vlerësuar masën e arrestit. Sepse Gjykata Kushtetuese s’pati as kurajon që të vlerësonte arrestin e Presidentit Meta, ku i pa i madh dhe i vogël shkeljet ligjore. Në Strasburg do kemi një betejë dhe studioja ligjore që po punon pranë z.Meta dhe do të jetë një betejë për të drejtën”, u shpreh Xhixho. /ET
