Goditet grupi kriminal i trafikut të lëndëve narkotike. Një operacion i zhvilluar nga autoritetet italiane ka çuar në arrestimin e 24 shtetasve. Aktiviteti kriminal është monitoruar nga policia që nga maji i vitit 2024 deri në prill të 2025.
Shtetasit e arrestuar janë kryesisht të moshës 23 dhe 61 vjeç, me kombësi italiane, shqiptare, gjeorgjiane e rumune.
Por si ranë autoritetet italiane në gjurmët e bandës? Sipas mediave italiane fillimisht është pikasur një 36-vjeçar shqiptar, i cili ka rezultuar me precedent kriminal. Dyshohet se 36-vjeçari shqiptar është edhe personi kyç i trafikut të drogës në rajonin e Daunisa…
Shtetasi shqiptar dyshohet se bleu drogë nëpërmjet grupeve të tjera italiane, me bazë në Italinë veriore më pas e rifuti atë në treg duke bashkëpunuar me shtetas të tjerë./mxh
