Last Updated on 15/12/2025 by Monika
ELBASAN- Goditi me th*kë vëllanë e tij, për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari.
Sekuestrohen mjeti prerës thikë dhe disa fishekë arme gjahu, që u gjetën në banesën e 35-vjeçarit.
Pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, një 46-vjeçar, me dëmtime të shkaktuara me mjet prerës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u kap dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), në dorë, vëllanë e tij, shtetasin A. A., 46 vjeç, për motive të dobëta. I dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën./mxh
