Gjermania mposhti Holandën me rezultatin e thellë 5-0, duke siguruar kalimin në fazën “play-off” të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për vendasit, falë golit të parë të shënuar nga Derry Scherhant në minutën e 41-të.
Në fraksionin e dytë, Gjermania dominoi plotësisht takimin duke realizuar edhe katër herë të tjera me anë të Florian Wirtz, autor i dy golave, Nico Schlotterbeck dhe Brajan Gruda.
Talenti me origjinë shqiptare zhvilloi një paraqitje pozitive, pasi përveç golit personal në minutën e 78-të, arriti të dhurojë edhe dy asiste për shokët e skuadrës.
Ky rezultat shënon fitoren më të thellë në historinë e përballjeve mes këtyre dy kombëtareve që nga viti 1959.
Pavarësisht humbjes, Holanda arrin të kualifikohet më tej falë avantazhit në ndeshjet direkte ndaj Greqisë, e cila fitoi 1-0 kundër Serbisë por mbeti jashtë pavarësisht se grumbulloi 11 pikë.
Në takimet e tjera të mbrëmjes në Ligën B, Zvicra triumfoi 4-0 përballë Skocisë, ndërsa Sllovenia fitoi 3-0 në transfertë ndaj Maqedonisë së Veriut./k.m
