Last Updated on 28/07/2025 by adminfjala
Mirlind Daku ia ka vërtetuar sot në fushën e lojës skuadrës së Zenit Shën Petersburg gabimi e madh që bëri gjatë verës, duke mos paguar milionat që kërkonte Rubin Kazan për të lënë të lirë sulmuesin e Kombëtares shqiptare.
Futbollisti ishte protagonisti i ndeshjes mes dy skuadrave, duke shënuar në minutën e 90-të të saj për barazimin 2-2. Një ndeshje e veçantë për Dakun, i cili e luajtur atë me “tapë në vesh” me kuptimin e plotë të fjalës. Daku mbante një të tillë në veshin e majtë pas një goditje që kishte marrë gjatë javës së kaluar.
Megjithatë, në fushë ai ishte i zakonshmi, duke kërkuar vazhdimisht golin përballë miqve që janë një nga superfuqitë e futbollit rus. Zeniti në fakt ia doli që të shënonte dy herë në pjesën ë parë të ndeshjes, Por me fillimin e pjesë së dytë Hodza shkurtoi diferencën për ekipin e Rubin dhe në minutën e 90-të, Daku shënoi golin e barazimit përfundimtar 2-2 që i dha një pikë ekipit të tij./ D.C
MIRLIND DAKU EQUALISES IN THE 90TH MINUTE AGAINST ZENIT!
Reminder that he was close to joining them this summer but the move fell through at the last minute. 🇦🇱🇷🇺 pic.twitter.com/KwRNoY4C2j
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) July 27, 2025