Kapiteni i njohur shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, ka ndarë një moment shumë personal në rrjetet sociale, duke uruar partneren e tij për ditëlindje me një mesazh plot dashuri.
Në një fotografi të publikuar në Instagram, Xhaka shihet krah partneres së tij, teksa të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të afër.
“Happy Birthday, my love ❤️”, ka shkruar Xhaka në mbishkrimin e postimit, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe dhe duke etiketuar partneren e tij.

Postimi ka marrë shumë reagime nga fansat dhe ndjekësit e futbollistit, të cilët kanë uruar çiftin dhe kanë komentuar pozitivisht momentin e ndarë prej tij jashtë fushës së futbollit.
Xhaka, i njohur për karrierën e tij në nivel të lartë evropian dhe për lidershipin në mesfushë, shpesh ndan momente nga jeta e tij personale në rrjete sociale, duke treguar anën e tij familjare dhe më intime./mxh
