Moda e këtij sezoni po sjell surpriza të pazakonta. Pas viteve të dominimit të stileve minimaliste, dizajnerët ndërkombëtarë po rikthejnë në pasarela një trend të vjetër, të njohur si “Granny Print” – printe florale retro, ngjyra të buta dhe motive që të kujtojnë tapetet apo tekstilet e viteve ’70.
Ky stil po pëlqehet veçanërisht nga të rinjtë, të cilët po kërkojnë një estetikë më intime dhe të ngrohtë. Influencuesit e modës e kanë shpallur tashmë si një nga tendencat më “cozy” të këtij dimri. Sipas stilistëve, kthimi i tij lidhet me dëshirën për komoditet dhe personalitet në veshje, në një kohë kur moda po bëhet gjithnjë e më nostalgjike./ K.M
