Autoritetet greke kanë shkatërruar një skemë të gjerë mashtrimi me receta të falsifikuara ndaj sistemit të sigurimeve shëndetësore EOPYY, e cila dyshohet se ka funksionuar për të paktën gjashtë vjet dhe ka shkaktuar humbje mbi 405,000 euro për shtetin.
Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte një strukturë të organizuar dhe hierarkike, ku dyshohet se ishin përfshirë edhe një psikiatër, një mjek familjeje në shërbim publik, si dhe pronarë e menaxherë farmacish.
Një nga personat e arrestuar raportohet se kishte qenë kandidat për deputet me PASOK në zgjedhjet e vitit 2023.
Hetimi ka zbuluar se skema kishte nisur që në mars 2020 dhe ka vazhduar deri në prill 2026, duke shfrytëzuar dobësi në sistemin e recetave elektronike. Autorët identifikonin AMKA të qytetarëve që nuk kishin aktivizuar njoftimet e recetave, duke kryer më pas lëshime të rreme pa dijeninë e tyre.
Recetat falsifikoheshin me nënshkrime të rreme dhe barnat ose rimbursoheshin nga EOPYY, ose shpërndaheshin për përfitime të paligjshme.
Çmontimi i rrjetit u bë i mundur pas një ankese të vetë EOPYY, e cila çoi në një hetim disa mujor dhe në zbulimin e mijëra rasteve të dyshuara./mxh
