Greqia është shkundur nga tre tërmete gjatë ditës së sotme që fatmirësisht raportohet se kanë qenë pa dëme materiale apo persona të plagosur.
Sipas Institutit Gjeodinamik te Athinës tërmeti më i fundit u regjistrua në orën 18:49, rreth 56 kilometra në juglindje të Goudouras, në pjesën lindore të Kretës, në një thellësi prej më shumë se 29 kilometrash.
Aktiviteti sizmik preku Greqinë sot me tre tërmete të dukshme të regjistruara brenda disa orësh.
Më parë, një tërmet me magnitudë 4.7 u regjistrua në jug të Kretës në orën 08:59, afërsisht 100 km nga Palekastro, në një thellësi prej 40 km.
Ndërsa një tërmet me magnitudë 4.4 u raportua gjithashtu në veriperëndim të Korinthit në orën 10:11 të mëngjesit të sotëm. Ndërkaq bëhet me dije se magnitudat e fundit janë paraprake dhe mund të rishikohen./et
