Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar lajmet e qarkulluara në portale se Grida Duma do të propozohet si zëvendëskryeministre në qeverinë Rama.
Në bashkëbisedimin me ndjekësit, Berisha u shpreh se nuk i beson këta zëra dhe se në këndvështrimin e tij janë llafe kafenesh.
Më tej theksoi se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk do ta pranonte kurrën e kurrës Grida Dumën në vendin e saj.
Sipas Berishës, sot për sot Rama kontrollohet nga Balluku.
“I kam ndjekur këto mendime, po unë nuk i besova që në fillim. A mund të imagjinosh se do të mund të pranonte lubia të zëvendësohej nga Grida Duma? Kurrën e kurrës! Sapo i dëgjova këto fjalë i quajta llafe kafenesh. Sot për sot Ramën e kontrollon lubia”, tha Berisha./ Kb
