Last Updated on 04/07/2025 by adminfjala
Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone Inzaghit, me rezultatin 2 me 1 duke u kualifikuar për në fazën gjysmëfinale.
Golat e Martinelit dhe Hercules, i dhuruan triumfin e artë brazilianëve, ndërkohë që golin e vetëm për Al Hilal, e shënoi Marcos Leonardo në minutën e 51-të.
Hércules puts Fluminense back on top 💪
(via @DAZNFootball)pic.twitter.com/apOeiuhM5k
— B/R Football (@brfootball) July 4, 2025
Fluminense do të përballet në gjysmëfinale, me fituesin e çiftit, Palmerias-Chelsea./ D.C