Dashi
Saturni përplaset me Marsin dhe kërkon më shumë përgjegjësi. Në familje ka ende diçka të pazgjidhur që kërkon sqarim. Në dashuri, Hëna ndez emocionet.
Demi
Vëmendja juaj përqendrohet te biznesi dhe mundësitë e reja. Është koha e duhur për të vepruar, pasi intuita ju drejton drejt suksesit.
Binjakët
Dashuria mbrohet nga Jupiteri dhe Venusi. Dëshira për t’u vlerësuar për aftësitë tuaja, dhe jo vetëm për simpatinë, ju shqetëson, por kjo ndjesi do të kalojë.
Gaforrja
Marsi ju zgjon nga plogështia e verës. Ditë e favorshme për dokumente dhe investime. Në dashuri mos u nxitoni, sepse vetëm pasioni nuk mjafton.
Luani
Qielli mbetet i favorshëm në jetën personale dhe në punë. Mund të shfaqen kontrata të rëndësishme ose mundësi nga jashtë. Kujdes nga njerëzit që ju lavdërojnë, por veprojnë kundër jush.
Virgjëresha
Do të bëni hapa konkretë në çështjet praktike. Venusi mbron të ardhurat dhe investimet, por në dashuri mund t’ju bëjë më posesivë. Marsi favorizon shëndetin dhe njohjet e reja.
Peshorja
Marsi dhe Saturni mund të krijojnë tensione, por Venusi është në anën tuaj. Shmangni konfliktet, pasi mund të ndikojnë në humor dhe në gjendjen fizike.
Akrepi
Një ndjenjë romantike po rritet në heshtje. Pasioni është i fortë, por për një të ardhme më të qëndrueshme duhet të prisni edhe pak. Në biznes, shqyrtoni me kujdes bashkëpunimet e reja.
Shigjetari
Mos u kapni pas çështjeve të vogla, edhe nëse dikush ju zemëron. Vlerësimi që meritoni do të vijë nga një drejtim tjetër. Venusi favorizon miqësitë dhe takimet e reja.
Bricjapi
Dielli dhe Mërkuri hapin mundësi të reja në punë dhe biznes. Saturni mund t’ju bëjë të tërhiqeni. Veproni me kujdes, por mos u bllokoni nga frika.
Ujori
Çështjet familjare dhe të pronës kërkojnë një qëndrim të qartë. Mund të mbërrijnë para të dobishme për aktivitetin tuaj. Në dashuri, tregohuni të sinqertë me të kaluarën përpara se të nisni diçka të re.
Peshqit
Emocionet do të jenë të forta dhe jo të gjithë do të dinë t’i përballojnë. Flisni hapur me partnerin dhe familjen. Njohjet e reja do të jenë intensive, por mund të mos zgjasin./mxh
