Last Updated on 17/05/2026 by EL
13-vjeçari Akram al-Fayoumi, i cili humbi krahun e majtë dhe këmbën e djathtë në një sulm izraelit në Gaza, po vazhdon jetën falë pasionit të tij për rollerat dhe kalërimin.
Në Gaza, ku dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite që nga tetori i vitit 2023, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), më shumë se 6.600 njerëz që kanë pësuar humbje të gjymtyrëve kanë nevojë për mbështetje protetike dhe rehabilitimi.
Akram, një nga mijëra fëmijët me aftësi të kufizuara në Gaza, përshkroi momentin e sulmit që çoi në humbjen e një krahu dhe një këmbë.
“U plagosa në shkollën Abdulfattah Hammoude. Po shkoja të merrja rollerat për të luajtur me miqtë e mi kur papritmas një raketë goditi dhe përfundova në Spitalin Baptist Al-Ahli”, rrëfen ai.
Akrami , i cili tha se kushëriri i tij e çoi në spital pas sulmit, deklaroi: “Vazhdova të recitoja Shehadetin gjatë rrugës. Kur u zgjova, kuptova se kisha humbur dorën dhe këmbën”.
Fëmija palestinez, i cili tha se nuk mund ta kuptonte se çfarë ndodhi, gjatë rrëfimit të tij u shpreh: “Cili është krimi ynë, mëkati ynë në këtë luftë? Pse iu nënshtruam kësaj? Pse u plagosa kështu dhe më prenë dorën dhe këmbën? Ndjeva sikur nuk kisha më asgjë”./ET
