Një 55-vjeçare nga New Jersey në SHBA humbi kontrollin e automjetit pasi një insekt u fut brenda makinës së saj, duke shkaktuar një aksident tragjik në Pensilvani, ku humbën jetën dy motoçiklistë.
Sipas policisë, shoferja u tha oficerëve se u frikësua kur pa insektin dhe u përpoq ta largonte atë, duke u përkulur dhe humbur kontrollin e automjetit.
Pasagjerja në automjet u përpoq të kapte timonin dhe të rikthente makinën në drejtimin e duhur, por përpjekja dështoi. Automjeti u përplas me një motoçikletë, sipas Policisë Shtetërore të Pensilvanisë. Dy personat që udhëtonin me motoçikletën humbën jetën si pasojë e përplasjes./ad
