Hungaria regjistron një rekord të ri prej 42°C, sipas shërbimit meteorologjik duke thyer rekordin e mëparshëm prej 41,9°C të vendosur në vitin 2007.
Temperatura arriti në 42°C në Szécsény, në Hungarinë veriore pranë kufirit me Sllovakinë, njoftoi HungaroMet në një video të postuar në Facebook.
Ndërkohë, edhe Republika Çeke dhe Sllovakia kanë shënuar temperatura rekord të dielën dhe të hënën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka bërë që në disa zona temperaturat të kalojnë mbi 40 gradë Celsius, raportojnë mediet lokale.
Agjencia çeke e lajmeve CTK rishikoi rekordin e mëparshëm të temperaturës, duke bërë të ditur se niveli më i lartë i regjistruar në vend është tashmë 41,9 gradë Celsius, i matur në Doksany, në veriperëndim të Republikës Çeke.
Edhe në Sllovaki u vendos një rekord i ri kombëtar. Në fshatin Turna nad Bodvou, pranë qytetit të dytë më të madh, Kosice, temperatura arriti në 41 gradë Celsius, duke kaluar me 0,7 gradë Celsius, rekordin e mëparshëm të vendosur në korrik të vitit 2007./Mxh
