Last Updated on 08/03/2026 by Anisa
Një shtetas shqiptar i dënuar në Itali për disa vepra penale është arrestuar nga Forca e Posaçme Operacionale.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u vu në pranga shtetasi Andrea Gjini alias Andrea Kuqja, 61 vjeç, banues në Belsh.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Lucca-s (Itali), në vitin 2016, e ka dënuar me 15 vjet, 9 muaj e 18 ditë burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
