Policia Kufitare në Morinë ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze, i akuzuar për vjedhje me dhunë dhe plagosje.
Gjatë kontrolleve të detajuara në pikën kufitare të Morinës, në kuadër të masave për goditjen e paligjshmërive dhe ndalimin e personave në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin J. K., 35 vjeç, banues në Kosovë./kb
