Bad Bunny fitoi Çmimin Grammy për Albumin e Vitit 2026 me albumin DeBI TiRAR MaS FOToS. Ky është çmimi i parë në historinë e Grammy për një album të tërë në gjuhën spanjolle në këtë kategori të madhe.
Gjatë fitores së tij, Bad Bunny mbajti një fjalim emocional, duke nderuar vendlindjen e tij, Puerto Ricon dhe duke dedikuar çmimin të gjithë atyre që u detyruan të largohen nga vendet e tyre për të ndjekur ëndrrat e tyre.
Para kësaj fitoreje, ai gjithashtu fitoi Best Musica Urbana Album, duke përdorur mikrofonin për të bërë një mesazh kundër ICE (Agjencia e Emigracionit në SHBA) dhe duke thënë se njerëzit nuk janë egërsira, as kafshë, as alienë, por amerikanë.
Kendrick Lamar gjithashtu pati natë të madhe, duke u bërë rep-artisti me më shumë Grammy në histori, teksa fitoi disa çmime, përfshi edhe Best Rap Album dhe Record of the Year.
Olivia Dean u shpall Artisja më e Mirë dhe Billie Eilish fitoi Këngën e Vitit për “Wildflower”.
Në përgjithësi, ceremonia 68-të e Grammy kishte fitues nga shumë zhanre dhe artistë, dhe u karakterizua nga një atmosferë ku disa fitues përdorën skenën për të dhënë mesazhe sociale dhe politike./K.M
