Last Updated on 24/03/2026 by Anisa
Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka bërë një reagim të ashpër publik, lidhur me një reklamë të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku u përdor imazhi dhe zëri i saj.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shkurta ka thënë se reklama është gënjeshtër, duke i mallkuar personat që e kanë shpërnarë masivisht në rrjet. “Zoti i vraftë!”, ka shkruar ajo, teksa ka bërë thirrje për hetime nga institucionet përkatëse.
“Të dashur miq kjo reklamë ësh genjeshtër. Është rrenë. Njerëz të papërgjegjshëm keqperdorin emrin tim dhe nuk është hera e parë. Zoti i vraftë!
Apeloj te institucionet perkatëse të shtetit të hetohen këto gjëra në kuadër të krimeve kibernetike.”- shkruhet në postimin në rrjetin social Facebook.

