Sot, deputetët Noka dhe Balliu vizituan të arrestuarit e protestës, të cilët sipas tyre janë viktima të “mllefit të regjimit që po jep shpirt”.
“Së bashku me z. Balliu vizituam të arrestuarit politik të narkoregjimit. Të gjithë ishin me moralin lart. Janë të gjithë viktima politike të mllefit të regjimit që po jep shpirt. Ata ndihen sot më të motivuar se kurrë për betejën me narkoregjimin. Na përcollën një mësazh që, nuk ka dorëzim, por dorëzim do të ketë vetëm narkoregjimi.”
Ai shton se përballja me arrestimin nuk e dobëson, por e forcon vendosmërinë e tyre:
“Protestat dhe revoltat vetëm se do të shtohen dhe arrestimi politik vetëm se ka motivuar më shumë për këtë betejë. Nga ana tjetër, ndihesh keq kur vjen këtu dhe shikon qytetarë që protestojnë për të drejtat e tyre, qytetarë që protestojnë për një shoqëri të lirë, për një Shqipëri pa korrupsion, pa krim, pa drogë dhe pa narkoregjim, por për një qeveri demokratike. Ndihesh keq kur i shikon atje të arrestuar.”
Ai përshkruan se kush duhet të ishte në vend të tyre:
“Pra, këtu duhet të ishin ata mercenarë me kapele dhe pa kapele që paguhen për t’i shërbyer ligjit dhe i shërbejnë karteleve të drogës dhe kusarëve të pushtetit. Kjo do të marrë fund. Asgjë nuk e ndalon dot të drejtën e qytetarëve, por as edhe drejtësinë.”
Noka paralajmëron fundin e pushtetit aktual dhe veprime ligjore:“Nesër, pushteti i horrave nuk do ta ketë të gjatë, do të marrë fund. Por qytetarët, populli opozitar do të japë verdiktin për këtë bandë kusarësh. Ju keni parë që aty dekorohen kush çdonjëri nga horrat e pushtetit që dhunon opozitarët, qytetarët, që arreston protestuesit paqësorë, që dhunon deputetët, çdonjëri nga ata horra që turpëron uniformën e policisë kur shan protestuesit që keni parë dhe filmuar ju, ata në regjimin e narkosit thjesht lavdërohen dhe ngrihen në karrierë. E vërteta është se, do ta paguajnë një për një.Ne po mbajmë shënim çdo gjë, çdo emër. Kemi nisur t’i denoncojmë dhe do t’i etiketojmë si armiq të drejtësisë dhe të ligjit. Çdo oficer, çdo drejtues, çdo punonjës që ka uniformën e policisë, por përfaqëson bandën e pushtetit. Ata do të konsiderohen armiq të ligjit dhe armiq të popullit opozitar dhe të opozitës. Një ditë, shumë shpejt, çdonjëri prej tyre do të japë llogari edhe para ligjit.”
