Last Updated on 05/03/2026 by Monika
Një incident është regjistruar gjatë transmetimit live të emisionit “Rudina” në TV Klan, ku drejtuesja e DritareTV, Rudina Xhunga, nuk u ndje mirë dhe u largua nga studio.
Pas momentit që shkaktoi shqetësim te shikuesit, të shumtë kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen e saj shëndetësore.
Ndërkohë bëhet me dije se gjendja e zonjës Xhunga është e stabilizuar. Për momentin ajo është e qetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “Jeni shumë që na keni shkruar për shëndetin e drejtueses së DritareTV, Rudina Xhunga pasi gjatë intervistës live në emisionin Rudina në TV Klan, nuk u ndje mirë.
Duam t’ju themi të gjithëve se gjendja e zonjës Xhunga është e stabilizuar. Për momentin është e qetë dhe nën kujdesin e mjekëve! Faleminderit te gjitheve. 🙏🏻”, shkruhet në reagimin e Dritare Tv, që drejtohet nga Xhunga./A.D
