Një shpërthim i fuqishëm i një automjeti në lëvizje në rajonin e Moskës ka shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit, ndërsa autoritetet ruse kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas mediave ruse, automjeti i përfshirë në shpërthim ishte rreth 25 kilometra në lindje të Moskës. Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit, pranë një pallati banimi.
Komiteti Hetimor i Rusisë bëri të ditur se një pajisje shpërthyese ishte aktivizuar ndërsa automjeti ishte në lëvizje. Viktima humbi jetën në vendngjarje, por identiteti i saj nuk është bërë ende publik.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Presidenti Vladimir Putin është informuar për incidentin, por theksoi se detajet nuk mund të bëhen publike për shkak të hetimeve që janë në zhvillim./mxh
