Një incident është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në rrugën e Dukagjinit në Shkodër.
A2 CNN raporton se disa gurë janë shkëputur nga mali dhe kanë rënë mbi një automjet me turistë, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e sipërme.
Incident në rrugën e Dukagjinit, gurët bien mbi makinën e
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa turistët kanë shpëtuar pa pasoja.
Rruga e Dukagjinit është raportuar disa herë në media si problematike për shkak të rënies së gurëve dhe rrëshqitjeve të dherave, veçanërisht në segmente malore./kb
